Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi më i...

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë...

“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku disa nga...

Demokratët votojnë për Berishën, vetëm një emër në  fletën...

Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka masivitet, do...

Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje,...

Përmbytjet, Rama: Infrastrukturë mbrojtëse më rezistente, fond 20 mln euro nga Emiratet Arabe

17 Janar 13:41

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët deklaroi se një nga elementët kryesorë që ndikon në përballimin e situatave emergjente është niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse, përfshirë kanalet dhe hidrovoret.

Sipas tij, kjo infrastrukturë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, por emergjencat e fundit kanë nxjerrë në pah edhe pika problematike ku rezistenca mbetet më e dobët.

Rama theksoi se është e domosdoshme të përcaktohen me saktësi zonat prioritare ku duhet të forcohet më tej infrastruktura mbrojtëse, si edhe të përmirësohet ndërveprimi mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore në menaxhimin e emergjencave.

Në këtë kuadër, Kryeministri bëri të ditur se, me propozim të ministrit Demo dhe me mbështetjen e qeverisë, do të përdoret një fond prej 20 milionë eurosh, i siguruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në mbështetje të zhvillimit rural. Ky fond do të shërbejë për blerjen e një sasie të konsiderueshme mjetesh, të cilat do të vihen në funksion të kullimit dhe pastrimit të kanaleve kulluese kryesore.

Sipas Ramës, kjo flotë mjetesh do të jetë në shërbim të bashkive dhe do të mund të përqendrojë forca shtesë në zonat ku shfaqen situata emergjente.

Rama: Një element që ndikon është niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse, kanale, hidrovore. Është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e  fundit, por analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët. Për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe nga ana tjetër për të adresuar ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushtetit vendos dhe institucioneve qendrore. Një nga gjërat që e ka propozuar ministri Demo dhe që ka gjet mbështetjen tonë është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të Emirateve Arabe prej 20 mln euro në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. Kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën dhe në ditët e punës normale do jetë flotë e shtuar për të gjitha bashkitë sipas sasisë së kanaleve për tu pastruar dhe mirëmbajtur, sipas nevojës për të adresuar edhe problemin e argjinaturave.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama permbytjet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë, alkool dhe telefona, nisin hetimet ndaj punonjësve

më shumë...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

më shumë...

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e artit humbi një figurë të spikatur

më shumë...

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje të rëndë hedh votën: Pa Berishën ky popull mbaron, ta përmbysim këtë qeveri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

2:41

Zgjedhjet në PD/ E moshuara me sëmundje...

2:13

A është në një marrëdhënie jashtë Fermës?...

1:49

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP?...

1:25

“Mozën nuk e duroja dot në vitet...

1:22

“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku...

1:12

Vajzat e Miss Shqipëria nisin turin, destinacioni...

1:07

Çfarë video po fshihet? Albano: Blerina duhet...

12:59

Demokratët votojnë për Berishën, vetëm një emër...

12:56

Do të ndahen apo do të martohen?...

12:32

Diplomat universitare shiten online, studentët paguajnë deri...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.