Politikë
Përmbytjet në vend, Rama zbulon sa do të jenë fondet për kompensimin e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan edhe shifrat që do jenë për marrjen e masave për parandalimin e situatave të tilla.
Reklamë
Sipas tij, 1.5 miliard lekë është fondi për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore, nga ku 500 milion do të jenë për kompensimin e qytetarëve nga përmbytjet.
“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, shkruan Rama.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




