Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot...

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Përmbytjet në Shqipëri, qeveria mobilizon forcat e armatosura, policinë dhe bujqësinë, mësimi i ndërprerë përkohësisht në 54 shkolla

9 Janar 10:20

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se 502 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në gatishmëri dhe janë angazhuar në zonat më të prekura. Sipas tij, që prej 3 janarit ka nisur rritja e gatishmërisë me mobilizimin e prefekturave dhe bashkive, ndërsa Forcat e Armatosura janë përfshirë aktivisht në operacione që nga dita e hënë. Në terren janë angazhuar gjithashtu 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca.

“Rritja e gatishmërisë ka nisur që më 3 janar, ku kërkuam mobilizimin e prefekturave dhe të bashkvie. Forcat e Armatosura u angazhuan që ditën e hënë, kemi pasur angazhimin e 502 forcave. 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në Shkodër, Lezhë, Dlevinë, Vlorë dhe Gjirokastër. Elementi i dytë, mbështetje në infrastrukturën kulluese, elementi i tretë ka të bëjë me rehabilitimin e disa akseve. Forcat xheniere janë të angazhuara, për rehabilitim urash dhe aksesh rurale. Akset nacionale janë të kalueshme. Sa i përket elementëve mbështetës për banorët e evakuar, 406 gjenden të akomoduar në struktura shtetërore, pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit, kanë mundësuar dislokomin, të pakove ushqimore. Kemi mundësuar transportin e 400 ton koncentrat për bagëtitë. Parashikimet për orët në vijim, duhet të kemi anfazhim logjistik masiv, qoftë nga bashkitë, për evakumin e dherave dhe inerteve, përpara se të ngurtësohen. Parashikimet ligjore për kompensimet janë në vazhdim e sipër. 1300 konstatime ka pasur vetëm në Durrës.”, theksoi Vengu.

Nga ana e saj, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në çdo situatë ku ka pasur nevojë, me një angazhim të gjerë në të gjithë territorin. Sipas saj, rreth 5 500 punonjës të policisë kanë qenë në terren për të mbështetur operacionet, ndërsa mbi 720 efektivë të shërbimit zjarrfikës janë përfshirë në misione shpëtuese dhe ndihmë për qytetarët. Koçiu theksoi se tashmë po vijon mbledhja e informacionit të detajuar mbi dëmet.

“Kemi bërë të mundur që të gjendemi pranë çdo qytetari që ka patur nevojë qoftë për çdo situatë. Mijëra efektivë prezentë në gjithë territorin. 5500 punonjës të policisë së shtetit kanë qenë në terren për të mbështetur të gjithë strukturat. Forcat zjarrfikëse, mbi 720 efektivë të përfshirë, kanë kryer edhe ata rolin e tyre sa i përket misioneve shpëtuese. Zjarrfikësit kanë qenë të kudondodhur. Tani është momenti për të mbledhur informacione lidhur me dëmet”, tha ajo.

Në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Sallaku, raportoi mbi situatën në sektorin bujqësor, duke theksuar se strukturat përkatëse janë në terren dhe po ofrojnë asistencë të vazhdueshme për të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.

Sipas ministrit, janë realizuar evakuime të disa fermave që ndodheshin në rrezik, ndërsa është siguruar ushqim emergjent për fermat që kishin nevojë. Sallaku theksoi se hidrovorët kanë funksionuar normalisht në të gjithë territorin e vendit, duke luajtur një rol kyç në menaxhimin e situatës dhe në uljen e nivelit të ujërave.

“Jemi duke ofruar asistencë për të gjithë zonët e prekura. Kemi bërë evakuimin e disa fermave të evakuimit, por edhe ato që kanë pasur nevojë për ushqim. Hidrovorët kanë funksionuar normalisht ë të gjithë Shqipërinë, dhe kjo na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese. Kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, I kemi pasur në gatishmëri në zonat e prekura nga përmbytjet. Po saktësojmë dëmet në bujqësi”, tha ministri Sallaku.

Edhe Ministria e Arsimit ka ndjekur nga afër situatën. Ministrja Ogerta Manastirliu (Kumbaro – sipas deklarimit në mbledhje) bëri të ditur se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve arsimore në 1 510 shkolla të sistemit parauniversitar. Sipas raportimit të fundit, mësimi ka nisur normalisht në shumicën e qarqeve. Në Durrës, mësimi është ndërprerë përkohësisht për tre ditë në 12 shkolla, ndërsa të hënën pritet rifillimi normal i procesit mësimor edhe në universitetin e Durrësit.

Ndërprerje të pjesshme dhe të kontrolluara janë regjistruar edhe në Vlorë dhe Gjirokastër, kryesisht në zonat e thella për arsye sigurie. Në qarqet Korçë, Berat dhe Elbasan, rreth 32 zona malore janë prekur nga ngricat, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të mësimit për të shmangur rrezikun për nxënësit dhe mësuesit. Në total, 54 shkolla kanë pasur ndërprerje të procesit mësimor gjatë ditës së sotme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
ministrat permbytjet

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot jemi të parët në rajon

më shumë...

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:35

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit...

8:26

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”,...

8:13

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve...

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.