Përmbytjet në Shkodër/ Ademi: E pamundur të punohet në errësirë, ka rrezik të madh
Kryebashkiakja Voltana Ademi ka sqaruar se si paraqitet situata aktuale në Shkodër nga pasojat që kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut që pushtuan vendin ditët e fundit.
Në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis”, Ademi tha se situata është ende e rënduar dhe se ka një rritje të prezencës së ujit në Obot.
Ajo tregoi se nuk është evakuuar asnjë familje dhe se situata është menaxhuar kryesisht nga vetë njerëzit.
“Jemi në një mbingarkesë të lumit Buna. Keni një rritje të prezencës së ujit edhe në Obot. Në këto momente, territori është i rrezikshëm dhe iu sugjerojmë banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Kemi bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm. Do të vijojnë nesër me shpërndarjen e ndihmave ushqimore, por edhe shpërndarjen për blegtorinë. Nuk kemi asnjë familje të evakuuar. Nuk mund të krahasohet me vitet e tjera. Kemi kaluar situata edhe më të vështira. Është menaxhuar nga vetë njerëzit.”




