Subscribe

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Kosovë, kryesisht në komunat jugore të vendit.

Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Drenasi janë rajonet më të prekura nga përmbytjet, pasi lumenjtë që përshkojnë këto zona kanë dalë nga shtrati.

Disa banesa dhe një pjesë e konsiderueshme e kulturave bujqësore janë dëmtuar.

 

BALI MUHARREMAJ

KRYETAR I KOMUNES SUHAREKE

 

 “Ka disa shtëpia të kapluara me ujë dhe disa rrugë të bllokuara për shkak të ujërave të zeza. Por momentalisht situata është e qetë,po mundohemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve sa të kemi mundësi”.

 

Ndërkohë në Rahovec ka patur probleme edhe në infrastrukturë, disa rrugë janë bërë të pakalueshme nga niveli i lartë i ujit dhe disa mjete janë përmbytur.

 

Edhe disa biznese kanë patur probleme nga përmbytjet.

 

Mbrëmjes e së premtes, nëntë familje me rreth 70 anëtarë janë evakuuar nga lagjia “Shote Galica” në Brekoc të Gjakovës, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet. Ata janë vendosur përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *