E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përmbytje dhe rënie gurësh në Shkodër pas reshjeve intensive, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati

Reshjet e fundit të shiut kanë krijuar probleme serioze në qarkun e Shkodrës. Prefektura njofton se disa banesa janë përmbytur në bashkinë e Vaut të Dejës, në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.

Situata mbetet shqetësuese edhe për lumin Glinë, i cili rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbytë një të tretën e territorit të qytetit.

Në bashkinë Fushë Arrëz, reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale, ndërsa uji ka përfshirë disa akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe paralajmërojnë banorët të shmangin zonat e rrezikuara derisa situata të stabilizohet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë