Subscribe

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.Shirat intensivë rritën nivelin e lumit Vjosë, i cili doli nga shtrati duke permbytur shtepi.

 

Në Novoselë të Vlorës u përmbytën shtatë banesa dhe toka bujqësore, ndërsa disa familje janë evakuuar.

 

Situata paraqitet problematike edhe në fshatin Fitore, ku katër banesa janë nën ujë. Prurjet massive çanë argjinaturën në urën e Mifolit, problem që sipas kreut të Emergjencave Civile është vënë nën kontroll.

 

 

HAKI ÇAKO

KREU I EMERGJENCAVE CIVILE

 

“Është izoluar një çarje e argjinaturës që sillte problem serioze për zonën e Novoselës dhe të Mifolit.”

 

Rreth 400 banorë kanë mbetur të izoluar që prej mbrëmjes së të shtunës për shkak dëmtimit të urës së Mesaplikut. Dëmtime ka pasur edhe në urën e Llakatundit dhe Kallaratit ne Vlore

 

 

FLAMUR MAMAJ

PREFEKT I VLORËS

 

“Ka disa provlematika, në Konispol janë përmbytur disa parcela me mandarina. Mesapliku është me një urë të rrëzuar dhe është bllokuar. Edhe Selenica shfaq problemnatika në këtë sezon me reshje të dendura.”                                       

 

 

Reshjet e shiut kanë  shkaktuar pwrmbytje edhe në qarkun e Fierit, ku në Ferras disa zona janë mbuluar nga uji, duke bërë që banorët të evakuohen.

 

 

Nga shtrati ka dale edhe lumi Seman. Këto pamje tregojnë përmbytjet e tokave dhe serave në fshatin Samaticë të Berati.

 

Situata është kritike edhe në Konispol, Finiq e Selenicë, ku deri tani janë evakuuar disa familje.

 

Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë probleme edhe në Lezhë ku afro 200 hektarë ne fushen e torrovices jane nën ujë. Toka të përmbyura ka edhe në Barbullojë, Spiten dhe Zejmen. Sipas kreut të Emergjencave Civile, situata pritet të përmirësohet në orët në vijim.

 

HAKI ÇAKO

KREU I EMERGJENCAVE CIVILE

 

“Pritet një intensitet në rënie i prurjeve të Vjosës, niveli po bie në Memaliaj.”

 

 

Nga moti i keq janë dëmtuar edhe disa kabina elektrike dhe disa fshatra në Lezhë dhe Elbasan janë pa energji elektrike.

 

Ndërsa në Gramsh eshte dëmtuar ujësjellësi i qytetit, duke lënë banorët pa ujë të pijshëm.Ekipet e Emergjencave Civile dhe strukturat vendore janë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *