Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjte në Vlorë. Shtetasi me iniciale M.K. u aksidentua, teksa po punonte tokën me zetor.
Si pasojë e përmbysjes së zetorit, 60-vjeçari me banim në në fshatin Skrofotinë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





