Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro. Sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.

 
Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarëve për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.

 
Megjithatë, Shtete e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë. Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *