Përplasja që ndodhi sot në zyrat e FRD, në të cilën u përfshi edhe presidenti Ilir Meta tregon se klima parazgjedhore mbetet e polarizuar.

Mirëpo, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e konsideron të drejtë dhe të denjë përfshirjen e presidentit Ilir Meta.

E ftuar këtë të premte në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Mehmetaj tha se Meta ishte aty për të mbrojtur një të drejtë legjitime, ndërsa shtoi se ai që provokon çdo ditë është kryeministri Edi Rama.

“Nuk gjykoj që hoqi kostumin e Presidentit, pasi do të ishte në një tjetër pozitë, duke luftuar për të tjera kauza. Ishte vazhdimësi e veprimeve të tij në mbrojtje të Kushtetuës dhe qytetarëve. Në kushet ku jemi, që institucionet nuk funksionojnë, kuptohet që Presidenti ishte aty për të mbrojtur një të drejtë legjitime, kushtetuese të partisë FRD. Nuk e kuptoj çfarë ka me gjuhën e Presidentit. Policia bashkiake nuk ka kompetenca për të dhunuar qytetarët, as për të nxjerrë njerëz nga zyra. Ka institucione që përgjigjen për këtë çështje. Vendimi ishte i paligjshëm.”

Sipas saj, shkak për marrjen e vendimit që FRD të lironte zyrat, u bë nënshkrimi i marrëveshjes me koalicionin opozitar.

“Pse të dalin nga godina? Apo sepse nuk u bënë patericë a vegël e Ramës, por zgjodhën të ishin pjesë e opozitës së bashkuar. Shqetësohen për gjuhën e Presidentit, dhe nuk shqetësohen me Kryeministrin që ka vetëm 4 a 5 ditë që çfarë nuk kemi dëgjuar nga gjuha e tij, ai është marrë me zë dhe figurë me çdo përfaqësues në këto zgjedhje. Presidenti nuk garon në zgjedhje. Detyra që ai mban, është në kryerje të funksionit të tij, nuk është në ndonjë konflikt a përballje. Meta i di mirë detyrat dhe përgjegjësit e tij. Po me këta dy të çmendurit e anës ktej, kush merret? Është Kryeministri ai që provokon çdo ditë, iu bën presion qytetarëve, mësuesve që janë edhe kandidatë nëpër zgjedhje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *