E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përkujtimorja e Kaçifas, 80 grekë nuk u lejuan të futen në Shqipëri

80 persona, përgjithësisht me kombësi greke nuk janë lejuar të futen në territorin shqiptarë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimorë të Konstandinos Kaçifas në Bularat.

 

Në mesin e 80 personave që iu është ndaluar hyrja në Kakavijë dhe Qafe Bote, një pjesë janë shpallur “non grata” pas incidenteve në ditën e varrimit të Kacifas ndërsa të tjerët nuk e kanë bindur policinë kufitare për qëllimin e futjes së tyre në vendin tonë.

 

Reklamë

Po ashtu bëhet e ditur se ne mesin e atyre që nuk janë lejuar të futen në Shqipëri janë edhe 3 gazetarë grek.

 

Behet e ditur se te tjere greke qe nuk jane lejuar te shkojne ne Bularat, jane ndaluar edhe nga pala e policise kufitare greke.

 

Dokumentimi i meposhtem tregon arsyetimin qe iu eshte paraqitur shtetasve qe nuk u lejuan te futen ne Shqiperi. Ata konsiderohen si kercenim per sigurine publike, sigurine e brendshme, shendetin publik ose marredheniet nderkombetare te Republikes se Shqiperise.

 

Më shumë video

Reklamë