Në ditën e tretë të grevës së urisë, disa prej punonjësve të kompanisë Bankers petroleum kanë shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Sipas kreut të sindikatës Dritan Shahu, disa prej grevistëve kanë shfaqur tension të lartë, lodhje, dhimbje koke dhe marramendje.
Grevistët Dritan Rrapushi, Edurt Selami dhe Bledar Dano, kanë pohuar se pas 72 orësh janë përkeqësuar, por ndihen të vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës së tyre.
Ndërkohë punonjësit e Bankers vijuan edhe këtë të premte pezullimin e punës. Ende nuk ka asnjë reagim nga kompania, ndërsa puset janë pa mbikqyrjen e punonjësve.
Të vetmit që kanë kontaktuar deri në këto momente grevistët, janë përfaqësuesit e Inspektoriatit të punës dhe policia.





