E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përjashtimi i Behramit nga Zvicra, reagon Petkoviç: Vendim sportiv, jo politik

Peërjashtimi I Behramit nga kombëtarja e Zvicres duket sikur I ka trazuar shumë ujerat në ambjentin sportive helvet. Fillimisht lajmi se Behrami ishte perjashtuar nga kombëtarja u bë I ditur nga e përditshmja prestigjoze “Blick” ndërsa më pas kjo gjë u konfirmua edhe nga agjencia  “RSI”, .

 

Reklamë

Këto media të rëndësishme zvicerane bënë të ditur se lajmi I është komunikuar mesfushoit me origjine kosovare nga vete trajneri trajneri Vladimir Petkovic

 

Më pas erdhi edhe reagimi I shpejte i 33 vjecarit që I trazoi edhe më shumë ujërat. “Është një vendim politik”, ka thënë Behrami në intervistë. Ai shtoi se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga trajneri Petkovic I cili sipas mesfushorit veteran duhet ta kishte parë në sy dhe tia motivonte si duhet këtë vendim të marrë.

 

Më tutje mesfushori shqiptar ka shtuar se ndoshta Gjesti me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit në botgëror kundër Serbisë I ndryshoi shumë gjërat brenda ekipit helvet.

 

Megjithatë të njëjtin fat, pra përjashtimin nga kombëtarja e kanë pasur edhe Johan Djourou, Gelson Fernandes dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner të cilët nuk do të përfshihen në takimet e LIgës së Kombeve në shtator.  Mediat helvete shkruajnë se edhe Xhemailit pritet ti komunikohet një vendim I tillë.

 

Ndërkohe Petkovic në një reagim të shkurtër për mediat tha se vendimi I marrë nga ana e tij ishte krejtësisht vendim sportive dhe I lidhur me dëshirën e tij për të ripërterire ekipin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë