Përgjimi 4: Astrit Avdylaj telefonon në datën 31 mars 2017  Elton Arbanën, funksionar i PS në 2017 në INUK-un e Durrësit ndërsa sot është kandidat i PS në bashkinë Shijak.

 

Biseda e plote:

 

Astrit Avdylaj: Alo, Elton si je?

 

Elton Arbana: Astrit si je? Mire mire po luaj letra me çunat.

 

Astrit Avdylaj: E njeh drejtorin e INUK-ut?

 

Elton Arbana: Po mo Dallëndyshja..

 

Avdylaj: Lere dallëndyshen po te flas per ne Durrës

 

Elton Arbana: Artur Çela i bashkis? Po e njoh…

 

Avdylaj: I cilës bashki, i Shijakut?

 

Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit..

 

Avdylaj: po Vangjushi nuk ishte atje seç ishte me Edin.

Telefonoje vëlla, i ke vajtur ne ferme, i ke vene 5 milionë gjoba. Shiko se Vangjushi nuk ishte atje.

 

Elton Arbani: Sepse ata me nxorën jashtë katër dite me pare t’i do qe ta telefonoj, ke te telefonoj?

 

Avdylaj: Ai shkoi ne ferme ne Sukth, ka shku me vene gjoba por Gjushi nuk është atje është me Edin ne Zvicër a me kupton?

 

Elton Arbana: Ke ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër apo jo?

 

Avdylaj: Thuaji qe po ve gjoba, thuaji qe ka bere gabim te heqë gjobat te mos vere gjoba sepse Gjushi nuk është këtu me kupton?

 

Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt

 

Avdylaj: Thuaji qe po bën gabim, pse mos ta marr vet ne telefon.

 

Elton Arbana: E mora e mora po ti e di qe mua para nje jave me hoqën.

 

Avdylaj: Nuk e di o vlla kush, kur, si.

 

Elton Arbana: Unë isha te INUK-u, unë ndërhyra per ca pune, e ke parasysh.

 

Avdylaj: Nuk e di po thuaji atij qe ka bere gabim se Vangjushi nuk është këtu sot. Është ne Zvicër me Edi Ramen.

 

Elton Arbana: Do e marr tani direkt .

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *