Subscribe

Përgjimet telefonike janë provat që Prokuroria e Posaçme ka arritur që të sigurojë, me të cilat më pas u firmos urdhri i arrestimit të Klodian Kapedanit, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

 

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se ndaj 39-vjeçarit nuk ka pasur kallëzim konkret nga qytetarë apo subjekte politike, por aktiviteti i shit-blerjes së votave është zbuluar nga agjentët e SPAK, përmes përgjimeve të ndryshme.

 

Të njëjtat burime shtojnë se përgjimet fillimisht janë kryer për persona të dyshuar për vepra të tjera penale, por gjatë bisedave telefonike janë zbuluar edhe kontaktet e Kapedanit.

 

Bisedat dhe mesazhet në aplikacione komunikimi janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur në vend u zhvilluan zgjedhjet vendore.

 

Në këto biseda SPAK nuk ka arritur të saktësojë se sa kanë qenë shumat e parave që janë shpërndarë, pasi i arrestuari dyshohet se pagesat i kryente në takimet që linte me qytetarët.

 

Kapedani ka mbështetur në zgjedhjet bashkiake të 14 majit kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili arriti që të fitojë mandatin për Bashkinë e Kavajës, përballë socialistit Redjan Krali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *