“Një shoqëri në përgjim” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.
Gazetari Sokol Bregu tha se është e vështirë të përcaktohet kush është “redaktori”, i cili del në përgjimet që SPAK ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit.
Bregu foli edhe për procesin gjyqësor për vlerësimin e masës së sigurisë të kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e cilësoi rekord, pasi zgjati tre ditë.
Sokol Bregu: Sado ta vrasësh mendjen nuk e gjen. Duket qartë që ai në një moment të caktuar, duke kuptuar se është në darën…edhe procesi gjyqësor këtu dhe prokurorët që bëjnë kështu si…procesi ndaj vlerësimit të masës së Veliajt ka kapur rekord, tre dit. Nuk eekziston proces gjyqësor tre ditë. Është luftë e brendshme politike. Veliaj sot nuk mund të ketë një grup parlamentar Brenda PS.
Në listën e mbyllur të PS asnjëri nuk është njeri i afërt me Veliajn. Të gjithë ata janë në listë të hapur. Media kudo në botë është haptazi ose me ty ose kundër teje. Në SHBA CNN kundër Fox. Fox ishte më i shikuari, fitoi Trump. Ajo që bëri CNN gjatë gjithë fushatës së Trump…e detyroi Trump që në fjalimin e tij të parë si president tia delegonte CNN. Sepse ishte një kundërshtar. Media nuk mund të jetë noter i dikujt./vizionplus.tv





