Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për korrupsion, duke iu referuar përgjimeve të antimafias italiane të publikuara pak ditë më parë.

 

Anëtarja e kryesisë së PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se këto përgjime përshkruajnë mënyrën sesi bëhen pazaret për tenderat e  koncesionet, duke theksuar se vetë asnjë prej përfaqësuesve të mazhorancës nuk ka bërë asnjë sqarim për këtë çështje.

 

“Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian”, tha Tabaku.

 

Tabaku i është kundërpërgjigjur edhe akuzave të artikuluara nga Partia Socialiste.

 

“Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurrenca, por korrupsioni dhe monopoli. Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë.  Kjo është ajo që ata bëjnë.”

 

Një ditë më parë, PD i bëri thirrje Spak-ut të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur të vërtetën pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *