Subscribe

Në përgjimin e 10 dhe të 14 të publikuara këtë të hënë nga Bild dëgjohet ish-ministri Energjisë, Damian Gjiknuri I cili bisedon një ish-zyrtar të Ministrisë së Brendshme Arben Keshi dhe me biznesmenin Bekim Krashi.

 

Në përgjim dëgjohet se Gjiknuri i thotë Keshit se do ti nisë një furgon me çuna për të parë nga afër dhe për të menaxhuar situatën.

Përgjimi 10:

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Hiç

Damin Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?

Arben Keshi: Duhet të vijnë tani deputetët se këta të PD-së kanë ardhur.

Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se siç duket kanë qenë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi:Unë nuk kam fjetur fare.

Damian Gjiknuri: Ti e di unë. Po ata do vijnë tani.

Arben Keshi: Të dalin dhe për qejf nga qendra.

Damin Gjiknuri: Patjetër!

Arben Keshi: Ata vëzhguesit janë të gjithë nga rrethet, askush nuk i njeh.

Damin Gjiknuri: E di e di, ashtu i kanë sjellë ata, sepse nuk kanë besim tek ata të vetët. Nejse unë do të çoj edhe disa çuna me furgon ti kesh aty.
Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: I nisa unë, të vijnë aty të rrinë tek shtabi jot. Janë aty për çdo rast. Mos të dalin ashtu si ata tipat problematikë, por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: OK

 

 

 

Përgjimi 14 Gjiknuri me Bekim Krashin

Bekim Krashi: Po shef.

Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tani, kush ka qenë nga ju pjesë, që ka mbuluar këtë pjesën e transportit. Se ju jeni shtet mor vëlla.

Bekim Krashi: Ne me thënë të drejtën nuk jemi shumë shtet aty. Janë disa zona që me thënë të drejtën duhen lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë mo gjeje një listë, merr gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë?

Damian Gjiknuri: Hajde.

Bekim Krashi: Sa ti marr dhe po vij direkt atje, pa merak.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *