E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Përgatitjet për zgjedhjet lokale, Zguri: Mungesa e opozitës cenon besueshmërinë e KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Klement Zguri është i vetmi përfaqësues i opozitës ne këtë institucion, pasi PD dhe LSI kane vendosur ta bojkotojnë KQZ. Duke qene se aktualisht komisioni qendror i zgjedhjeve ka 5 anëtarë, nuk ka asnjë problem për marrjen e vendimeve por Zguri pranon se ka një problem ne besueshmërinë e institucionit pasi formula parashikon baraspeshe politike.

 

Por rreziku me i madh për procesin, sipas Zgurit i cili ka dy dekada ne KQZ, shkaktohet nga mungesa e profesionalizmit te anëtarëve te Komisioneve Zgjedhore te cilët ndërrohen nga partitë ne çdo moment, një praktike e cila sipas tij duhet te marre fund.

 

Reklamë

Ndërsa ne lidhje me projektin pilot për zbatimin e teknologjisë Zguri pranon se faktori kohe është i rëndësishëm, edhe pse KQZ do te zbatoje çdo vendim te parlamentit.

 

Ndryshimet ne kodin zgjedhor te propozuara nga PS parashikonin disa risi për zgjedhjet lokale si teknologjia e depolizitimi i pjesshëm i administratës zgjedhore, por tashme qe miratimi i reformës duket i pamundur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur pune bazuar mbi ligjin ekzistues

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë