E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mbyllet takimi Kosovë-Serbi në Washington/ Hoti: Ka dakordësim për një marrëveshje nesër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë në Washington, Hoti u shpreh se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington, duke shtuar se kanë bërë një hap të madh drej përmbylljes së marrëveshjes finale.

“Unë një gjë mund t’ju them, marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres të madh në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes”, theksoi ai.

“Për çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, deklaroi Hoti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë