Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit me Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Osmani shkruan se bashkëpunimi me aleatët është element kyç në një moment vendimtar për sigurinë europiane.
Osmani shton se tre përfaqësuesit e lartë të vendeve aleate të Kosovës u diskutua lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ky takim u mbajt në Kishinjev të Moldavisë, ku dhe po zhvillohet samite europian.
“Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”, shkroi Osmani. “Me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, përfundon Osmani.
Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimeve me ndërkombëtarët deklaroi se është e qartë se kush po e nxit dhunën në veri, duke shtuar se delegacioni i Kosovës refuzoi të takohej me të.