E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar në PD, nesër nuk do të ketë bojkot të Kuvendit

Përfundon pas një ore mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në fokus ka qenë seanca e nesërme plenare, ku pritet të miratohet qeveria e re dhe programin qeverisës “Rama 3”.

 

Reklamë

Mësohet se në këtë mbledhje është marrë vendimi që opozita mos ta braktisë Kuvendin, por të bëjë oponencë në lidhje me programin qeverisës që pritet të prezentohet.

 

Seanca e nesërme do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë e ndarë në tri faza. Në fazën e parë do të bëhet prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama 3”, në fazën e dytë, e cila është parashikuar të nisë në orën 13:00, do të ketë pyetje nga deputetët dhe diskutime e debate, ndërsa faza e fundit, e parashikuar në orën 14:00, përfshin votimin e qeverisë dhe programit qeverisës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë