E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundojnë 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja/ Rama: Trafiku është lehtësuar ndjeshëm

Përfundojnë punimet për 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.

 

Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama duket qartë se është lehtësuar ndjeshëm trafiku dhe mjetet vijojnë qarkullimin pa probleme.

 

Reklamë

“Me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë