E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët servisi me pajisje elektroshtëpiake në Gramsh, shkak dyshohet një defekt elektrik

Mbrëmjen e së dielës, një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka nisur brenda ambienteve të servisit dhe është përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, vënia nën kontroll e flakëve ka qenë e vështirë, dhe si pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej brenda servisit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë