Një rimorkio kamioni ka marrë flakë paraditen e sotme përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.
Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë dhe menjëherë ka ndalur kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit.
Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e nxjehjes së ferrotave ( frenave) të rimorkios./vizionplus.tv





