E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët një automjet në Unazën Veriore të Korçës

Një mjet tip “Nissan” është përfshirë nga flakët, mëngjesin e kësaj të marte, në Unazën Veriore të qytetit të Korçës.

Shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij.

Sipas burimeve, automjeti ishte në lëvizje kur është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit. Nga veprimet e para të punonjësve të zjarrfikëses, dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë