Landfilli i depozitimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.
Shtëllunga të mëdha tymi janë parë të dalin nga mali me plehra, duke mbuluar zonën përreth e duke shkaktuar një ndotje shumë të lartë mjedisore.
Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, i cili vu nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Por besohet se flakët mund të kenë rënë si pasojë e temperaturave shumë të larta.
Në Elbasan ekziston inceneratori, por prej muajsh ai nuk punon. Për pasojë të gjitha mbetjet e qytetit depozitohen në fushë të hapur, duke qenë një rrezik i vazhdueshëm mjedisor për Elbasanin.
/vizionplus.tv





