E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, lëndohet 61-vjeçarja

Një banesë në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme, rreth orës 10:20.

Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Pronarja e banesës, shtetasja A. M., 61 vjeçe është dëmtuar si pasojë e flakëve. Ajo është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë