E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përfshihet nga flakët apartamenti në Lezhë, banorët dalin nga pallati

Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit P.Gj.

Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema raporton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç shihet në pamje, banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre në panik.

Reklamë

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë