Një banesë në lagjen Kala të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Banesa rezulton të jetë e pabanueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, por ka vështirësi për shkak të rrugicave të ngushta të zonës, që e bëjnë të vështirë afrimin e mjeteve të ndërhyrjes.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë punën për izolimin e plotë të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv





