E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në një nga rrethrrotullimet në lagjen 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Një autobus ka marrë flakë në ecje. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe të nxjerrë pasagjerët në kohë. Në vendngjarje pritet të mbërrijë zjarrfikësja për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë