E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në hyrje të autostradës Levan-Vlorë

Një autobot që transporton cimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan -Vlorë në afërsi të fshatit Qarr.

 

Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobobotit kanë hapur krahun buzë autostradës. Pamjet tregojnë qartë djegien në pjesën e pasmë të kabinës, ndërsa për të shmangur djegien totale të autobotit.

 

Reklamë

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokomin e trafikut në autostradë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë