E martë, 17 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihen nga flakët koshat e mbetjeve në Elbasan

Koshat e mbetjeve në bulevardin Aqif Pasha, në afërsi të një supermarketi dhe tek kryqëzimi i 1 Majit, në qytetin e Elbasanit, janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit, mbrëmjen e kësaj të Martë.

Zjarret dyshohet se janë të qëllimshme. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi, të cilat krijuan shqetësim tek banorët e zonës.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët neutralizuan dhe fikën flakët. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit.

Një nga pikat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme, dhe pamjet e kamerave të sigurisë po shqyrtohen për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë