E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përfituan 84 mijë euro duke mashtruar të huajt, arrestohen 3 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi klononin karta bankare duke përfituar shumën 84 mijë euro. Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar shumën 84.000 euro, përmes kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Provat bindëse për veprimtarinë kriminale të 3 shtetasve u siguruan pas një hetimi disamujor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë