Subscribe

Përmes kartës studentore, 56 mijë studentë në kryeqytet përfitojnë çmime të reduktuara për produkte dhe shërbime në 2000 biznese private, por gjithashtu edhe në dhjetëra institucione shtetëtore.Megjithatë, për studentët uljet janë të papërfillshme.

 

Gentjan Tufa nga fakulteti Histori – Filologji tregon se i vetmi reduktim i ndjeshëm është në transportin publik, ndërsa shërbimet e tjera per te jane dyqane luksi.

 

GENTJAN TUFA
STUDENT FHF
“Në përditshmëri nuk e përdor kartën e studentit. Do doja ta përdorja, por janë shërbime si ulje në dyqanet e luksit, nëpër argjendari. Shumë shërbime që janë të padobishme, domethënë shërbime që nuk të hynë në punë.”

Të dhënat e nxjerra nga agjencia e Rinisë në bashkinë Tiranë tregojnë se shërbimet më të përdorura janë transporti publik, kancelaritë, libraritë, agjencitë turistike, mensat, si dhe dyqane të ndryshme për veshmbathje dhe ushqime.

 

Me studentin Tufa verifikuam nga afër nëse ofrohet apo jo ulje në mensën pranë fakultetit dhe konviktit, por kjo është përgjigjia që mori

 

GENTJAN TUFA
STUDENT FHF
“Gazetarja: Gentjan çfarë të thanë te mensa?
Që nuk ofrohet ulje me kartë studenti, edhe një shikim I çuditur. “

 

Marketet që kanë rënë dakord me bashkinë për kartën e studentit ofrojnë vetëm 3% ulje, çka për xhepin e një studenti nuk përbën ndryshim në blerjet e përditshme.

 

GENTJAN TUFA
STUDENT FHF
“Përfiton vetëm 3% të shumës totale të blerjes që ke bërë. Nga 10 000 lekë përfiton 300 lekë ulje.”

 

Enkelejda Hamzaj, drejtoreshë e agjencisë së Rinisë pranon se reduktimet e produkteve në markete janë të ulëta, por shprehet se kjo varet nga vetë biznesi, i cili vepron sipas marzhit të fitimit. Ndërkaq, thekson se në rastet kur bizneset nuk i ofrojnë shërbim studentëve, marrëveshja që kanë me bashkinë ndërpritet.

 

ENKELEJDA HAMZAJ
DREJTORESHË E AGJENCISË SË RINISË
“Bashkia e Tiranës, agjencia e Rinisë nuk ndërhyn te biznesi. Është bzinesi që vendos në varësi të marzhit të fitimit që ka për të vendosur shërbimet, ose le të themi uljet. Marrëveshja me biznesin që nuk ofron ulje ndërpritet në mënyrë automatike.”

 

Por sa është “fitimi” në muaj për studentët nëse ata e përdori kartën studentore?

 

ENKELEJDA HAMZAJ
DREJTORESHË E AGJENCISË SË RINISË
“Në një përllogaritje të përgjithshme nëse student I përdor shërbimet e kartës, ai arrin të kursejë deri në 19 200 lekë në muaj.”

 

Agjencia e Rinisë siguron se puna për shtimin e shërbimeve në kartën e studentit vazhdon. Përdorimi i kësaj të fundit është i mundur në 27 vende të Bashkimit Europian që nga nëntori i vitit 2019, kohë kur u lëshua për herë të parë pas protestave masive të studentëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *