Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë nisur punën nga terreni dhe kanë mbërritur në Inceneratorin e Fierit për të inspektuar.

 

Nga opozita për të inspektuar është caktuar nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi dhe anëtari Lefter Gështja, ndërsa nga mazhorananca ka qenë Antoneta Dhima, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj dhe Eduart Shalësi.
Sipas deputetes, Dhurata Çupit Inceneratori i Fierit nuk është funksional, por ndërkohë janë harxhuar 28 mln euro nga buxheti i shtetit.

 

“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *