“Ajo që po ndodh në botë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën , por më shumë me përpjekjet për të krijuar një rend të ri botëror”.

 

Kështu tha ministri i jashtëm rus Serghei Lavrov në një fjalim në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, siç raporton Tass.

 

Qëllimi është “të frenohet Rusia, si dhe çdo vend tjetër që vepron në mënyrë të pavarur në skenën globale. Si pjesë e drejtimit të marrë nga NATO drejt Rusisë, Ukraina është zgjedhur si një instrument për të shtypur pavarësinë e Rusisë,” tha Lavrov.

 

Ministri i Jashtëm rus shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të pengojnë bisedimet e Moskës me Ukrainën që synojnë t’i japin fund konfliktit pothuajse njëmujor.

 

“Bisedimet janë të vështira, pala ukrainase ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj. Është e vështirë të shmanget përshtypja se kolegët tanë amerikanë kanë ndikimin e tyre,” u tha Lavrov studentëve në Moskë, duke pretenduar se SHBA “me sa duket dëshiron të na mbajë në një gjendje ushtarake sa më gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *