Detaje tronditëse janë zbuluar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus nga gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri. Ky i fundit, teksa fliste për vrasjen e 20 vjeçares angleze nga bashkëshorti i saj 37 ditë më parë, ndaloi në një tjetër ngjarje brutale të ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin helen. Më 19 qershor është përdhunuar në grup një 50 vjeçare shqiptare në lagjen Petralona të Athinës.

Ngjarja e rëndë, sipas gazetarit Etmond Guri, nuk është përcjellë saktë nga mediat greke, duke fshehur origjinën e viktimës dhe njëkohësisht të autorëve të ngjarjes. 50 vjeçarja është përshkruar si një zonjë e varfer, por jo shqiptare.

Guri shpreh se kjo është një tentativë e mediave lokale për të cilësuar shqiptarët me atributet e kriminelëve. Ai tha se, nëse i referohemi nacionaliteti, shqiptari le të shfaqet në media edhe si autori i veprave kriminale, por edhe si viktimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *