Familjarët e ngjarjes së rëndë në Vithkuq të Korçës kanë reaguar lidhur me përdhunimin e vajzës me probleme mendore nga kryetari i fshatit, Ervis Rrapo.

 

Nëna e autorit të dyshuar ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi djalin e saj duke thënë se në fakt ai ishte konfrontuar fizikisht me të atin e vajzës, ndaj ky i fundit ka pretenduar se ai i ka përdhunuar të bijën.

 

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i [23-vjeçares] dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali smë tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, tha ajo.

 

Nga ana tjetër nëna e 23-vjeçares pretendon se ka bashkëshorti i saj ka gjetur të bijën të zhveshur në korridor. Ajo ka theksuar se vajza ka treguar ngjarjen e rëndë dhe njëkohësisht ka mohuar se e bija ka probleme të shëndetit mendor.

 

“Ishim në arrë, cupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. Skemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit”, tha nëna e 23-vjeçares.

 

Ervis Rrapo, me detyrë kryetar i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës akuzohet se ka përdhunuar 23-vjeçaren dhe është vënë në pranga nga uniformat blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *