Liverpool, Sevilla, Porto dhe Shaktar Donetsk janë katër skuadrat e fundit që siguruan një bilete për në fazën e 1/8 të Uefa Champions League. Në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve lajmi kryesor ishte dalja jashtë e Napolit. Italianet u mundën 2 me 1 në Holande nga Feynoord edhe pse fati i tyre  varej edhe nga rezultati i ndeshjes tjetër Shakhtar vs Manchester City.

 

Gjithsesi italianet nuk fituan dot as ndeshjen e tyre edhe pse kaluan të parët në avantazh me Zielinskin. Jorgensen dhe Juste në fund i dhanë fitoren e parë holandezeve në grup ndërsa Napoli përfundon në kupën e vogël të Europës. Feste ndërkohe për Shakhtar pasi ukrainasit mundën 2 me 1 në shtëpi Manchester Cityn dhe siguruan vendin e dytë në  grup pas anglezeve. Bernard dhe Ismaili shënuan në pjesën e parë për vendasit ndërsa goli i Agueros në fund për anglezet shërbeu thjesht për statistike. Në grupin E, siguruan kualifikimin Liverpool dhe Sevilla. Anglezet dolën të parët duke shkatërruar 7 me 0 në shtëpi Spartak Moske. Spektakli i anglezeve mban firmën e Kutinjos, autor i tre golave, dopieta e Mane, dhe golat e  Salah e Firminjo.

 

Në Slloveni, Tavarez dhe Ganso ishin autor të dy golave në barazimin 1 me 1 mes Maribor dhe Sevilla që i lejoi spanjollet të kualifikohen. Në grupin G, Porto iu bashkua Beshiktashit si dy ekipet e kualifikuara për më tej. Portugezet mposhtën 5 me 2 në shtëpi Monacon falë dopietes së Abubakar dhe golave te tjerë te Brahimit, Telles dhe Tikinjos. Ne ndihme skuadrës së Portos, i erdhi edhe rezultati nga gjermania ku Beshiktash fitoi 2 me 1 ndaj Leipzig falë një goli të Taliscas në fund që i preu çdo shpresë gjermaneve.

 

Gola dhe spektakël në ndeshjen që u transmetua në Vizion Plus HD mes Real Madrid dhe Dortmund të vlefshme për grupin H. Madrilenet fituan 3 me 2 me një gol të shënuar afër fundit nga Lukas Vaskes ndërsa më herët Los Blankos kishin shkuar deri në avantazh të dyfishte me Mayoral dhe Ronaldon para se Aubameyang të realizonte një dopiete. Reali gjithsesi e mbylli i dyti grupin pas krahëve të Tottenham që fitoi 3 me 0 ndaj Apoel Nikosia.

 

16 më të mirat e Europës do ti njihen me rivalet e tyre në shortin që do të hidhet më 11 dhjetor ndërsa faza e 1/8 kthehet me spektaklin e saj të garantuar me 13 dhe 14 shkurt te 2018 ne Tring dhe Vizion Plus HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *