Kandidati i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaron se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa paralajmëroi se demokratët do të dalin në shesh për të mbrojtur demokracinë.

Ai shprehet se PS ka blerë votat dhe se PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës.

 “Shqipëria në rrezik!Shteti dhe mafia në Shqipëri janë bërë një! Strukturat mafioze të Edi Ramës masakruan procesin elektoral! Kudo natën në cepa lagjesh në qytet në fshtra nën mbrojtjen e policisë shpërndanë para , kërcënuan, premtuan, gënjyen për votën! Paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare! Pushteti lokal e qëndror me ndihme sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim! Kjo është historia më e shemtuar e manipulimit të votave në Europë, qysh nga viti 1922 në Itali dhe 1933 në Gjermani! Demokracia nuk ekziston, vullneti qytetar gjithashtu, ajo dhe ai, janë shndërruar në mall që ka çmimin e parasë së drogës, së tendërave dhe të frikës!Liria jonë është nën agresion! Vota jonë është përdhunuar!”

Opozita do të marrë në dorë fatet e demokracisë dhe të zgjedhjeve, theksoi ai mes të tjerash.

“Opozita është e kërcënuar! Ajo duhet të hyjë në llogoren ku mbrohet pluralizmi dhe jeta! Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë dhe vota të kthehet! Opozita nuk do kompleksohet nga burokratët e ambasadave ajo do  të degjojë shqiptarët dhe t’i përgjigjet sfidës së korrupsionit me sfidën e Demokracisë! Opozita do të marrë në dorë fatet e Demokracisë dhe të Zgjedhjeve! Këto zgjedhje nuk do të njihen. Ato duhen pështyrë! Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi! Përballja po vjen!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *