Video · Kronikë
Përballja e policisë me pandeminë/ Kleada Kabashi rrëfen vështirësitë e punës në terren
Kleada Kabashi, nga fshati Shtermen, është një punonjëse e patrullës së përgjithshme të policisë në Elbasan.
Çdo ditë ajo përballet me rrezikun e virusit covid-19 me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.
Reklamë
Gjatë kohësh që është në patrullim, Kleada tregon për Vizion Plus se detyra e saj është bërë akoma më e vështirë pasi shumë qytetarë nuk i zbatojnë oraret e liri-daljes.
Për Kleadën, edhe pse vëmendja e policisë në këto ditë është fokusuar tek respektimi i masave nga ana e qytetarëve, lufta ndaj krimit vijon të mbetet një prioritet.
Më shumë video
Reklamë




