E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Perandori Naruhito, zyrtarisht në fronin japonez

Perandori japonez, Naruhito ka njoftuar zyrtarisht ngjitjen e tij në fron, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë personalitete nga 170 shtete.

 

Naruhito, 59-vjeçar, i edukuar në Universitetin Oxford, ka fituar pozitën e perandorit të 126-të të Japonisë, pasi babai i tij, Akihito ka abdikuar fronin. Ai do të jetë perandori i parë japonez që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Reklamë

Gjatë ceremonisë zyrtare që do të zhvillohet në një pallat në Tokio, Perandori Naruhito ka thënë: Betohem se do të veproj sipas kushtetutës dhe do të përmbush përgjegjësitë e mia si sibmbol i shtetit dhe unitetit të njerëzve”.

 

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka mbajtur një fjalim përshëndetës për perandorin e ri, ndërkohë që janë dëgjuar duartrokitjet dhe brohoritjet në mbështetje të Naruhitos, transmeton rel.

 

Kjo ceremoni ka qenë pjesë e një tradite të vjetër me shekuj, sipas së cilës Japonia është monarkia më e vjetër në botë.

 

Ajo është thënë të ketë mbushur 2,600 të ekzistencës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë