E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Për të gjithë të apasionuarit e fotove, Instagrami vjen me një risi

BERLIN, GERMANY - JUNE 17: In this photo illustration the app of Instagram is displayed on a smartphone on June 17, 2016 in Berlin, Germany. (Photo Illustration by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

Rrjetet sociale janë gjithmonë një pjesë e pazëvendësueshme në jetën e gjithsecilit, kjo për faktin se tashmë komunikimi përmes tyre është në nivele të larta.

 

Të njëjtën gjë janë duke bërë edhe zhvilluesit e Instagram-it, për ta bërë eksperiencën tonë në këtë rrjet sa më të bukur. Megjithatë, herë pas here një opsion i ri i këndshëm vihet në dispozicion që na bën ta harrojmë mënyrën si shpërndahen postimet.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për një përditësim në Instagram Story. Më parë, platforma të lejonte të vendosje filtra në fotografi dhe video ndërkohë që shkrepeshin dhe regjistroheshin në kohë reale. Ky tipar është perfekt nëse do të jesh aktiv në rrjetet sociale edhe kur nuk po jeton ditët më të mira.

 

Tashmë jo vetëm që mund të filtroni fotot dhe videot në kohë reale, por mund të “keni” veshë lepurushësh edhe në foto apo video të vjetra që gjenden në albumin tuaj të fotografisë. Nuk është një ndryshim madhor, por është një formë për t’u argëtuar më shumë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë