Komunikimi është një nga elementet kyç i cili ose prish ose ndreq marrëdhënien mes njerëzve, por në këtë rast do të flasim për komunikimin i cili synon të ngrohë zemrat e gjithë qytetarëve.

 

Një qytet i ftohtë në Suedinë veriore po nxit një sjellje humane për banorët në mënyrë që të ndikojë për mirë në psikologjinë e tyre dhe në rritjen e humorit. Qyteti Luela, një vend që numëron rreth 80.000 banorë synon të ngrohë marrëdhëniet e njerëzve vetëm nëpërmjet një fjale të mirë, “Säg hej” ose “Përshëndetje”.

 

Luela është i vendosur thellë në veri, e për pasojë njerëzit që jetojnë atje shohin shumë pak diell gjatë muajve të dimrit, por nëse njerëzit ruajnë komunikimin me të njohur a të panjohur, mungesa e rrezeve të diellit nuk do të ndjehen shumë. Kështu e kanë përcaktuar drejtuesit e fushatës, shkruan Living.

 

“Të thuash përshëndetje i bën njerëzit të ndihen më rehat dhe të ndihen të sigurt, është diçka që ne të gjithë mund ta bëjmë dhe do të ndihemi më mirë me njeri- tjetrin”, u shprehën ata.

 

Fushata “Säg hej” ka filluar më 31 tetor, që përveçse në botë njihet si dita e Halloween, në Suedi është edhe “Dita e fqinjëve.”

Për këtë fushatë është përgatitur një film inkurajues, që njerëzit përshëndesin kalimtarët dhe është shfaqur në shkolla, autobusë dhe vende publike. Filmi tregon një burrë që kalon pranë një gruaje duke pushuar në një stol parku dhe duke i thënë “hej”, ajo fillimisht shtanget, por më pas fillon të buzëqesh.

A nuk është një ide e shkëlqyer për t’u praktikuar edhe në vendin tonë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *