Dy vite pas ndarjes nga babai i fëmijëve të saj, Gerard Piqué, Shakira ka publikuar hite të mëdha, një çmim VMA Vanguard dhe po përgatitet të publikojë albumin e saj të radhës, Las Mujeres Ya No Lloran.
Por në një intervistë të re, këngëtarja ka folur mbi vendimin e saj për të nisur një pauzë prej vitesh nga muzika për të mbështetur Gerard-in në karrierën e tij dhe të rrisnin dy djemtë e tyre, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.
“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time pezull, për të qenë pranë Gerard-it, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë”.
Shakira u njoh me futbollistin spanjoll në xhirimet e këngës së saj “Waka Waka”, të cilën ajo e shkroi për Kupën e Botës FIFA 2010, në të cilën Gerard dhe ekipi i Spanjës morën pjesë dhe fituan. Dyshja shpejt filluan të takoheshin dhe në vitin 2013 mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Milan. Shakira dhe Gerard nuk u martuan kurrë, por në shtator 2022, ata tronditën botën duke njoftuar ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku.
Menjëherë pas kësaj, Gerard doli publikisht me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti (pas thashethemeve se ai filloi të dilte me të përpara se të ndahej nga këngëtarja), dhe Shakira shkroi katër këngë që thyen rekord, madje duke përmendur me emër të dashurën e re të ish-it të saj në njërën prej tyre.
“Empatia është thelbësore në punën e një artisti. Një sportist është në një gjendje lufte të vazhdueshme dhe duhet të shmangë ndjeshmërinë me çdo kusht”, tha Shakira për The Times. “Kjo është arsyeja pse është ndoshta një ide shumë e keqe që një artist të lidhet me një sportist.”
Në fillim të vitit 2023, këngëtarja u zhvendos në Barcelona, Spanjë, ku jetonte me Gerard, në Miami, me djemtë e tyre. Zhvendosja, tha ajo për Billboard vitin e kaluar, e ka ndihmuar të kthehet në botën e saj muzikore dhe të kontaktojë me profesionistë dhe artistë të tjerë të botës së muzikës./Living/