E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Për herë të parë/ Mbretëresha nuk do të presë në Londër kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë gjatë mbretërimit të saj, Mbretëresha Elizabeth II do të presë kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Balmoral dhe jo në Pallatin Buckingham.

 

Një zëdhënës i Buckingham Palace tha se monarkja 96 vjeçare nuk do të bëjë udhëtimin 1000 milje vajtje-ardhje nga Skocia për në kryeqytet por do të jetë Boris Johnson dhe pasardhësi i tij që do të udhëtojnë për në veri.

 

Ky vendim duket se është marrë për të shmangur udhëtimin e gjatë dhe gjendjes shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë