Qindra qytetare, mes të cilëve të rinj e të reja, artistë, politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë manifestuar pasditen e kësaj të enjte në disa qytete të vendit kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve si dhe formave të ndryshme të dhunës ndaj grave.
Manifestimi kryesor i organizuar në formën edhe të një marshimi është zhvilluar në Tiranë dhe ka marrë forme në mënyrë të vecante nga rasti I fundit I rëndë në Babrru ku një vajzë e vogël 15 vjecare ishte abuzuar seksualisht për disa kohë nga roja i shkollës dhe disa të rinj të tjerë.
Manifestuesit marshuan edhe drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar vëmendje më të madh nga instancat shteterore ndaj këtyre rasteve dhe abuzimeve me fëmijët në shkolla, duke qënë se vetëm vitet e fundit ka pasur disa raste të rënda në disa shkolla të vendit.
Tubim me moton “Për fëmijërinë e vjedhur” ka pasur edhe në Durrës.







