Subscribe

Jak Prenga, I cili u mor peng në Kamzë në 17 janar ka gjetur vdekjen.Lajmi u konfirmua nga policia e cila dha detaje për operacionin “Resorti” i zhvilluar  në Shijak për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit.

Katër shtetas u arrestuan për këtë ngjarje, mes të cilave tre i përkasin familjes Hajri.

Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri kanë pasur një konflikt me natyre kriminale me vëllezerit e viktimes Jak Prenga në Britaninë e Madhe. Për këtë arsye anëtarët e familjes Hajri dhe shoku I tyre I arrestuar Olsi Turja kanë organizuar pengmarrjen në Kamzë të Jap Prengës në 17 janar.

Mirëpo jo gjithcka ka shkuar sipas planit. Gjatë tentativës për ta rrëmbyer, ata e kanë goditutr keq 49 vjecarin I cili ka humbur shumë gjak dhe ka vdekur rrugës për në resortin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit.

Pengmarresit kishin menduar ta mbanin peng Jak Prengën pikërisht në këtë resort. Pamjet e sigurise se resortit mesa kane duket kane nxjerre zbuluar anetaret e familjes Hajri.

Autoret janë kujdesur për ta fshehur trupin e 49 vjecarit ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Gjatë kontrolleve ne hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak dhe Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Shtete persona te tjere jane shpallur ne kerkim si te përfshirë në organizimin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *