E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pengmarrja për 10 mijë euro në Dukagjin, arrestohet 26-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Policia ka arrestuar të shumëkërkuarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Françesk Vala, i cili akuzohet për pengmarrjen e S. K. në vitin 2015, në Dukagjin, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Gjykata e Apelit për Krimet e ka deklaruar 26-vjeçarin fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në bashkëpunim me tre persona të tjerë, Vala ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K. në këmbim të vlerës 10.000 euro.

Reklamë

Po ashtu, ka përfunduar në pranga edhe një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin me iniciale M. G, banues në fshatin Grude e Re, i cili mundësoi transportimin e 26-vjeçarit me automjetin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë